Studim

January 15, 2020 | 8:30

Studim / Proteinat bimore çelësi i jetëgjatësisë

Sipas një studimi të ri, konsumimi i më shumë proteinave me bazë bimore mund t’ju ndihmojë që të jetoni më gjatë.

Studimi përfshinte 70,000 burra dhe gra japonezë të moshave 45 – 74 vjeç, pa histori kanceri, sëmundje të zemrës apo goditje në tru. Ata plotësuan anketa të detajuara në lidhje me dietën e tyre ushqimore në fillim të studimit dhe përsëri pas pesë vitesh.

Pas mesatarisht 18 vjetësh, studiuesit nuk zbuluan ndonjë lidhje të qartë midis konsumimit të proteinave shtazore dhe jetëgjatësisë. Kini parasysh që shumica e proteinave shtazore në një dietë ushqimore tipike japoneze, vijnë nga peshku dhe jo nga mishi i kuq.

Por pjesëmarrësit që konsumuan më shumë proteina me bazë bimore, kryesisht nga drithërat, produktet e sojës dhe perimet, kishin një shkallë më të ulët të vdekjeve krahasuar me ata që konsumuan më pak.

Për më tepër zëvendësimi i proteinave shtazore me proteina bimore, u lidh me një risk më të ulët për vdekjen nga sëmundjet e zemrës apo kanceri.

Studimi u publikua nga revista shëndetësore JAMA.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top