Nivelet e larta të stresit mund të shkaktojnë humbje të shikimit, ka zbuluar një studim i ri. Edhe pse dihet që humbja e shikimit mund t’i stresojë njerëzit, shkencëtarët tani thonë se edhe e anasjella është e vërtetë, gjithashtu dhe stresi mund të shkaktojë humbje shikimi.
Stresi psikologjik mund të shkaktojë ose përkeqësojë sëmundje të syve, si glaukoma, retinopatia diabetike dhe degjenerimi makular i lidhur me moshën. Nervat dhe enët e gjakut në sy dhe tru mund të preken nga nivelet e larta të kortizolit – hormoni i stresit – i cili mund të përkeqësojë shikimin.
Stresi mund të shkaktohet nga presioni i lartë në punë apo në shtëpi, shqetësimi për diçka të caktuar ose të pasurit përgjegjësi që për ju janë shumë dërmuese.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.