Sipas një studimi të ri neuronet e reja ndalojnë të rriten në një rajon kyç të ‘qendrës së kujtesës’ të trurit që në fillim të moshës 13 vjeçare.
Shkencëtarët në kërkim të mostrave të indit të trurit nuk gjetën prova të rritjes së qelizave të reja nervore në pjesën e hipokampusit jetësor për formimin e kujtesës, pas moshës 13 vjeçare.
Modeli i gjetur duket të jetë një shenjë dalluese e trurit të madh kompleks. Mostrat pas vdekjes dhe pas operacionit shtriheshin në të gjitha fazat e jetës nga fetusi e deri në moshën madhore .
Numri i neuroneve reduktohet me moshën dhe mostra më e vjetër në të cilën u gjetën ishte nga mosha 13-vjeçare. Nuk u zbuluan neurone të reja në mostrat e njerëzve të moshës 18 deri në 77 vjeç.
Shkencëtarët shtuan se, “është interesante që mungesa e neurogjenezës në hipokampus është sugjeruar për gjitarët ujorë (delfinët dhe balenat), specie të njohura për trurin e tyre të madh, jetëgjatësi dhe sjellje komplekse’.
Studimet e mëparshme mund të kenë raportuar gabimisht zbulimin e neuroneve të papjekur sepse proteinat që përdoren për të zbuluar ato nuk funksionojnë në të njëjtën mënyrë tek njerëzit dhe kafshët, thanë studiuesit.
Në një koment që shoqëronte News & Views, Dr. Jason Snyder nga Universiteti i British Columbia, Kanada, shkruante: “Këto gjetje janë në kundërshtim të fortë me pikëpamjen mbizotëruese që neurogjeneza njerëzore shtrihet gjatë gjithë jetës së të rriturve”.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.