Studim

May 13, 2019 | 9:48

Studim / Qëndrimi për shumë kohë në rrjetet sociale shkakton xhelozi dhe vetmi

Rezultatet e një anketimi nga psikologët amerikanë tregojnë se rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Pinterest, Instagram, Snapchat dhe Tumblr i bëjnë njerëzit të ndihen të vetmuar e të izoluar. Përdorimi i përditshëm i rrjeteve sociale për dy orë ose më gjatë i dyfishon shanset për t’u ndjerë të vetmuar ose të izoluar, ndërkaq ekspozimi ndaj imazheve të ndryshme mund të shkaktojë ndjenja të inatit dhe xhelozisë.

Autorët e studimit theksojnë se ajo çfarë shohim në rrjete sociale jo domosdoshmërish mund të jetë arsyeja se përse ndihemi keq, por mund të jetë një nga faktorët sepse i nxitë emocionet të cilat veçse i ndjejmë. Sipas teorive të prezantuara në rezultatet e studimit, thuhet se sa më shumë kohë që shpenzojnë njerëzit në rrjete sociale, aq më pak kanë kohë të bashkëveprojnë në jetën reale.

Përdorimi i rrjeteve sociale mund të kontribuojë edhe në ndjenja të përjashtimit, kjo ndodh kur përdoruesit e rrjeteve sociale shohin fotografitë e miqve në ndonjë organizim në të cilin ata s’kanë qenë të ftuar.

Shkencëtarët thonë se kjo është një temë e rëndësishme për t’u studiuar, pasi problemet mendore dhe izolimi social mes të rinjve është në nivel epidemik.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top