Studim

January 28, 2019 | 10:12

Studim / Reduktimi i stresit parandalon Demencën

Stresi jo vetëm që rrit rrezikun e kancerit, sulmet në zemër dhe tru, por gjithashtu mund të rrisë gjasat në humbjen e memories në pleqëri, sipas përfundimit të një studimi të publikuar në revistën shkencore që i dedikohet sëmundjes së “Alzheimer”.

Një epidemi e vërtetë e diktuar nga ritmi i punës, marrëdhëniet komplekse, angazhimet, stresi sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është “një nga të këqijat e shekullit”. Stresi mund të paraqesë lodhje, depresion, dhimbje koke, sulme paniku, ankth, pagjumësi, ndryshime në peshë, humbje të flokëve, si dhe tik nervor.

Studiuesit e universitetit të Kopenhagenit janë përqendruar në një nga simptomat karakteristike, ankthin psikologjik i cili manifestohet me nervozizëm, lodhje dhe demoralizim. Janë analizuar të dhënat nga një sondazh i rreth 7 000 njerëzve në lidhje me nivelin e tyre të lodhjes në mes të 1991 dhe 1994, kur ata ishin mesatarisht 60 vjeç.

Sipas studimit fajtori kryesor ishte niveli i tepërt i kortizolit hormonal dhe ndryshimet kardiovaskulare të lidhura me stresin.

“Studimi ynë, tregon se ne mund të ndihmojë për të parandaluar demencën edhe duke u përballur me faktorët e rrezikut psikologjik, përveç faktorëve tashmë të njohur si pirja e duhanit, pirja e alkoolit, obeziteti, pasiviteti fizik dhe dieta e varfër’’, theksoi studiuesja Sabrina Islamoska.   

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top