Të biesh në dashuri me dikë shkakton ndryshime gjenetike sidomos në trupin e grave. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit i realizuar nga Universiteti i Los Angeles.
Lidhja që ekziston mes të menduarit për dikë dhe ndjesive i ka shtyrë shkencëtarët të dyshojnë se mund të ketë ndryshime domethënëse në fiziologjinë e një personi. Për të studiuar ndikimin e të rënit në dashuri në trupin e njeriut ekspertët morën mostrat e gjakut të 47 vajzave të reja ndërsa ato kishin nisur një lidhje.
Ekipi kërkimit analizoi ndryshimet gjenetike tek ato vajza që kishin rënë në dashuri dhe zbuluan se një gjendje e tillë ndikonte jo vetëm në anën psikologjike por edhe në anën fizike.
U pa se të rënit në dashuri ndikonte te gjenet që të prodhonin interferon, një proteinë e cila zhvillohet për të luftuar viruset. Mjekët gjithashtu vrojtuan sesi nivelet e interferonit ndryshuan gjatë lidhjes, dhe u arrit në përfundimin se ata që nuk ndjenin më dashuri për dikë kishin një reduktim të proteinës interferon.
Kërkuesit sugjerojnë se ndryshimet fiziologjike të lidhura me dashurinë mund të zbehen kur marrëdhënia maturohet, . lidhjet biologjike të dashurisë mund të zvogëlohen me maturimin e një lidhje afatgjatë më të qëndrueshme të bashkëshortëve.
Ndërsa arsyeja se përse shkaktohet rritja e proteinës interferon mbetet e paqartë. Por shkencëtarët sugjerojnë se një situatë e tillë mund të shpjegojë përgatitjen e trupit që është gati për fekondim duke besuar më tej se reagimi gjenetik kur burrat bien në dashuri mund të ndryshojë.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.