Diabeti i tipit 2 mund të shërohet duke humbur peshë dhe të mos e rifitosh prapë atë, duke sjellë një largim të sëmundjes nëse është në fazën fillestare.
Ky rezultat vjen nga një studim i ri, “DIRECT”, i kryer mbi 300 pacientë dhe i prezantuar në kongresin e Shoqatës Amerikane të Diabetologjisë (ADA), që konfirmon lidhjen mes peshës dhe zhdukjes së sëmundjes që është ngritur edhe nga studime të mëparshme.
Më shumë se një e treta e pacientëve (36%) që kanë marrë pjesë në këtë studim duke zhvilluar një program të kontrollit të peshës, kanë pasur një zhdukje të sëmundjes që zgjati për dy vite.
“Personat me diabet tip2 mund të kenë një zgjedhje dhe kjo sëmundje për ata nuk është një dënim i përjetshëm”, thekson bashkautori i kërkimit Roy Taylor, profesor për ilaçet dhe metabolizmin në “Newcastle University” në Britani të Madhe.
“Pra diabeti i tipit 2 mund të largohet dhe kjo gjendje shëndetësore mund të arrihet dhe të ruhet”, përfundon eksperti.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.