Të gjithë ata të cilët janë të riskuar nga infarkti kanë një shenjë specifike në gjak. Në këtë përfundim ka arritur një studim Italian i cili ndihmon të gjithë ata persona të cilët janë më të rrezikuar në mënyrë që të ndërhyhet në mënyrë urgjente. Infarkti është një nga shkaktarët kryesore të shumë vdekjeve në botë. Ndërsa rezultatet e këtij kërkimi zbuluan një shenjë specifike në gjak do të ndihmojë edhe mjekët.
Pothuajse të gjitha sindromat akute koronare përfaqësojnë sëmundje të arterieve koronare, të shkaktuara nga stili i jetesës dhe trashëgimia, dhe të kuptuarit e lidhjes mes këtyre dy variablave ishte objektivi kryesor i studimit.
Ekspertët morën në analizë pacientë të sëmurë me zemër, jo të prekur nga infarkti dhe të tjerë që kishin pësuar infarkt. Ata u munduan të identifikojnë variantet molekulare që lejojnë të identifikohet se kush është më i predispozuar të pësojë një gjendje të infarktit akut në një kohë shumë të shkurtër.
Në veçanti ata analizuan ‘ mesazhet e vogla’ të ARN, jo koduese por që qarkullonin në gjak. Këto molekula që veprojnë si çelësa kanë rol shumë të rëndësishëm në gjene dhe mund të kontrollojnë proceset biologjike,siç janë përhapja e qelizave, metabolizmi i yndyrës dhe zhvillimi i tumoreve. Përmes analizave molekulare në gjak u identifikua sjellja jo normale e disa qelizave. U pa se ato ishin në nivele më të ulëta tek pacientët që kishin pësuar infarkt sesa tek ata që vuanin nga sëmundjet e zemrës por që janë në gjendje të qëndrueshme.
Kjo, shpjegojnë ekspertët, është një situatë specifike për rastet e infarktit akut. Një analizë e tillë, mund të identifikojë ata që janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të sulmit në zemër dhe që kërkojnë ndërhyrje dhe vlerësime të menjëhershme. Dhe kështu hap rrugën për një mjekësi më të personalizuar.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.