Studim

January 7, 2019 | 9:31

Studim / Rreziqet që i sjell trupit veshja e takave të larta

Takat e larta mund të dëmtojnë këmbët tona, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i veshim më. Një studim në “JAMA” tregon që veshja e takeve të larta shkakton më shumë presion në pjesën e përparme të këmbës se sa normalisht. Pas një kohe, kjo mund t’i dobësojë thembrat tona dhe shkakton stres të pazakonshëm në pjesën e përparme të këmbës sonë.

Çfarë ndodh në trupin tonë kur veshim këpucë me takë të lartë?

Falë mjekësisë moderne, hulumtuesit dhe mjekët kanë mundësinë që të shohin saktësisht se si funksionon trupi kur një femër vesh taka të larta. Ato bëjnë që stomaku të shtyhet përpara, ndërsa pjesën e pasme e ngrenë lart.

Deri këtu duket në rregull, mirëpo kjo ndryshon shpërndarjen natyrale të peshës në shpinën tonë dhe shton trysninë poshtë shpinës. Disa studime tregojnë që edhe rruazat e shpinës deformohen duke shkaktuar kështu dhimbje të mëdha.

Rreziqet e veshjes së takave të larta:

– Muskuj të tensionuar në nyjet e këmbës

– Dhimbje të shpinës për shkak se qendra e gravitetit ndryshon

– Mpirje në gishtërinjtë e këmbëve

– Dëmtim i përhershëm i nervave të gishtërinjve të këmbës

Nuk është nevoja që të heqim dorë krejtësisht nga takat e larta, sidomos në raste të veçanta. Por sugjerohet që në jetën e përditshme t’i eliminojmë sa më shumë.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top