Studim

December 13, 2018 | 14:47

Studim / Sa më shumë fëmijë të keni, aq më shumë rritet rreziku, që të vuani nga sëmundjet e zemrës

Secili prind do t’ju thotë se rritja e fëmijëve është puna më stresuese në botë – dhe nuk e kanë gabim! Kjo punë është aq stresuese saqë sa më shumë fëmijë që keni, aq më të rrezikuar jeni nga sëmundjet e zemrës. Studimet e shumta e kanë gjetur një lidhje mes të qenit prind dhe një rreziku të shtuar të problemeve kardiovaskulare.

Clare Oliver-Williams, hulumtuese në Universitetin e Kembrixhit, thotë se fëmijët shkaktojnë shumë stres dhe, sa më shumë fëmijë të keni, aq më shumë stres duhet të menaxhoni. Përveç stresit, hulumtimet e tyre të fundit thonë se rritja e fëmijëve mund të jetë e ndërlidhur edhe me diagnostikimin me sëmundje kardiovaskulare.

Ky hulumtim vjen nga ARIC, i cili i ka analizuar më shumë se 8,000 gra amerikane përgjatë 30 viteve. Arsyeja se përse ndodh kjo, sipas shkencëtarëve, ka të bëjë me faktin se si ndryshon trupi i gruas gjatë shtatzënisë, pas lindjes vjen mungesa e jetës shoqërore, mungesa e kohës për vetveten, etj.

Vlen të përmendet se, ndonëse fëmijët mund të jenë të dëmshëm për zemrën e kokën, ata faktikisht ju mbrojnë nga disa lloje kanceri.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top