Një sfungjer i vogël që thith gjakun e mbeturinave gjatë procesit të kimioterapisë, është zgjidhja nga kërkuesit shkencorë të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley për ta bërë atë më pak toksik në terapinë e trupit kundër tumoreve, sipas studimit të publikuar në revistën ”Science Acs”.
Sfungjeri vendoset brenda një vene gjaku dhe heq nga qarkullimi i gjakut tepricat e ilaçit të kimioterapisë, sapo të kenë sulmuar tumorin. Ai është i stampuar në 3D dhe për këtë arsye mund të përshtatet për pacientin dhe është i mbuluar nga një shtresë e veçantë që thith ilaçin, por lejon qarkullimin e gjakut pa probleme.
Shpresa është se ai mund të shmangë disa efekte anësore të kimioterapisë të tilla si bllokimi hundëve dhe humbja e flokëve. Deri më tani është testuar tek derrat dhe ka arritur të largojë nga gjaku 64% të mbetjeve të ilaçit. Ai duhet të futet gjatë kimioterapisë dhe të hiqet në fund të çdo sesioni.
Studiuesit e udhëhequr nga Nitash Balsara duan ta implementojnë atë së shpejti te njerëzit, sepse rezultatet e para janë premtuese.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.