Punonjësit duhet të bëjnë një sy gjumë kur janë në punë gjatë kohës së pasdites për të plotësuar gjumin e darkës, thotë një eksperte.
Sipas një studimi të bërë nga psikologia Nerina Ramlakhan, 25% e punonjësve flenë rreth 5 orë gjatë natës, 3 orë më pak se mesatarja.
Në rastet kur ndërron ora, siç ndodhi të dielën, ata flenë vetëm 4 orë, që është një sasi e dëmshme për shëndetin e njeriut.
Kërkimi i saj, i prezantuar në Universitetin e Leeds, thotë se me pagjumësinë lidhen një sërë problemesh, përfshi diabetin, problemet e zemrës apo depresioni.
Për më tepër, qëndrimi në telefon apo kompjuter gjatë natës mund të shkaktojë probleme me gjumin.
Burimi / http://www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.