Studim

April 16, 2019 | 11:11

Studim / Shumica prej nesh e shohin parterin si më të mençur se sa është në të vërtetë

Me siguri mendoni se partneri juaj është i mahnitshëm – por, një studim i ri tregon se në të vërtetë ne e mendojmë më të mençur se ç’është, personin që dashurojmë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit faktikisht e vlerësojnë nivelin e inteligjencës së partnerit në bazë të asaj se sa të lumtur janë në lidhje dhe shumica e vlerësojnë partnerin me inteligjencë mbi mesataren.

Ata kanë analizuar 218 çifte heteroseksuale të cilët kanë qenë së bashku për mesatarisht 6 vjet dhe çereku i tyre kanë qenë të martuar. Inteligjenca e tyre ishte përcaktuar në bazë të testeve adekuate të inteligjencës, por pastaj ata gjithashtu janë pyetur ta komentojnë inteligjencën e tyre dhe të partnerit.

Studimi ka zbuluar se njerëzit vazhdimisht e mbivlerësojnë inteligjencën e partnerit deri në 30 pikë, por gjithashtu e konsiderojnë edhe veten si më pak inteligjent se ç’janë në të vërtetë. Autorët e këtij studimi kanë thënë se shumica e njerëzve e duan një partner të mençur dhe kanë tendencë ta mbivlerësojmë pak inteligjencën e partnerit.

Ky hulumtim është publikuar në revistën “Intelligence”.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top