Profesionistët në vitet e tyre të 30-ta dhe 40-ta janë duke i ndryshuar qëllimet e tyre në jetë. Sipas një studimi të ri të publikuar nga “Flash Pack”, kompani udhëtimi, thuhet se një pjesë e madhe e njerëzve janë më të interesuar të kenë përvoja jetësore si udhëtimi sesa të martohen, të ndërtojnë shtëpi dhe të bëhen me fëmijë.
Nga personat që ata kanë anketuar, më shumë se 70% e pjesëmarrësve kishin thënë se vizitimi i botës është prioriteti i tyre kryesor. Anketimi me 3,000 britanikë ka zbuluar se është në rritje numri i karrieristëve të cilët janë duke i shfrytëzuar paratë e fituara me djersë për të udhëtuar dhe për të pasur aventura të reja.
Deri vonë, martesa dhe lindja e fëmijëve ka qenë qëllimi kryesor i çdo të rrituri, por tani vetëm 18% e të anketuarve e raportojnë të njëjtën gjë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.