Në fokus

October 16, 2019 | 9:30

Studim / Stili i jetesës ndikon në ndryshimet klimaterike

Studiuesit nga “Imperial College” kanë arritur në përfundimin se ndryshimet e mëdha mund të parandalojnë efektet e mëdha negative të ndryshimeve klimatike.

Sipas raportit, një ndryshim në dietën ushqimore është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Më pak mish dhe nënprodukte të ushqimit dhe sa më shumë ushqime me bazë bimore. Theksohet gjithashtu edhe rëndësia që konsumatorët të kenë një informacion edhe më të gjerë mbi ndikimin mjedisor të ushqimeve të ndryshme.

Gjithashtu ngrohja në shtëpi është një tjetër problematikë e trajtuar në raport. Propozohet një teknologji e karbonit të ulët, veçanërisht pompat e nxehtësisë me burime ajri, të cilat nxjerrin nxehtësinë nga ajri jashtë dhe largojnë ajrin e ftohtë nga brenda.

Për sa i përket transportit dhe ndikimit të tij, raporti kërkon një program të madh investimesh në rrjetin hekurudhor dhe autobus me çmime më të ulëta të biletave, nxitje për përdorimin e biçikletave dhe ecje në këmbë. Përdorimi më i madh i automjeteve elektrike dhe subvencione më të mëdha për blerjet e reja të këtyre makinave.

 

Burimi / tvklan.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top