Një studim vuri në pah se stresi mund të përshpejtojë rënien kognitive duke dëmtuar kujtesën, sipas ”LiveScience”.
Sipas mjekut Justin Exhouffo-Tcheugui nga Fakulteti i Mjekësisë ”Johns Hopkins”, është zbuluar se stresi mund të dëmtojë kujtesën, pasi mund të përshpejtojë rënien kognitive, që gjithashtu është e lidhur me tkurrjen e trurit.
Në kuadër të hulumtimit janë analizuar të dhënat e mbi 2 000 personave të moshës së mesme, të shëndetshëm. Ekspertët gjetën se pjesëmarrësit me nivel të lartë të hormoneve të kortizolit në gjakun e tyre, që është tregues i stresit, kanë qenë më të pasuksesshëm në testet e kujtesës.
Detajet e kërkimit janë publikuar në revistën “Neurology”.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.