Marrja e vitaminave përmes pilulave dhe suplementet e tjera nuk e parandalojnë depresionin, por adaptimi i zakoneve më të mira të ushqyerjes mund të ndihmojë, thonë hulumtimet e reja.
Ky studim ka përfshirë më shumë se 1,000 persona mbipeshë në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Gjermani dhe Spanjë të cilët kishin qenë të rrezikuar nga depresioni, por që nuk kishin qenë ende të diagnostikuar me atë sëmundje.
Fillimisht hulumtuesit kanë thënë se pesha e tepërt shpeshherë është e lidhur me depresionin. Gjysma e pjesëmarrësve të këtij studimi kishin marrë çdo ditë suplemente që përmbajnë acid folik, vitaminë D, omega-3, zink dhe selen. Gjysma tjetër kishin përdorur vetëm pilula placebo (kokrra pa asnjë efekt). Gjysma e tyre gjithashtu kishin kufizuar ushqimet e pashëndetshme dhe kishin ndjekur një dietë të shëndetshme të stilit mesdhetar.
Pas një viti, hulumtuesit kishin zbuluar se suplementet nuk funksionojnë aspak më mirë sesa pilulat placebo për largimin e depresionit. Veç kësaj, terapitë këshilluese nuk është se kishin qenë edhe aq efikase, megjithëse kanë ndihmuar në parandalimin e depresionit te pjesëmarrësit pas një sasie të rekomanduar seancave. Kjo sugjeron se terapitë funksionojnë vetëm nëse njerëzit marrin “dozën” adekuate të terapisë dhe bëjnë ndryshime drastike në dietë.
Ky studim është publikuar në revistën “Journal of the American Medical Association”.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.