Në fund të një dite të gjatë dhe të lodhshme në punë, shpesh gjithçka që duam është të shkojmë në shtëpi dhe të zhytemi në krevat për një gjumë të mirë. Jo gjithkush pëlqen të fle, por gjumi është një domosdoshmëri jetësore, pasi i lejon trupit të rimarrë energjinë fizike të shpenzuar gjatë ditës.
Në mungesë të tij mund të lindin shumë çrregullime, të cilat dëmtojnë cilësinë e jetës së personit, duke përfshirë edhe shtimin në peshë. Në veçanti, zakoni për të fjetur më pak se 7 orë në ditë mund t’i bëjë të shtoni deri në një kilogram më shumë në javë.
Në fakt, gjumi i pakët rrit oreksin, siç shpjegohet nga Qendra e Gjumit dhe Metabolizmit në Universitetin e Çikagos: “Nuk ka dyshim se gjumi i papërshtatshëm favorizon urinë, duke shkaktuar një marrje më të madhe të ushqimit gjatë ditës dhe duke shkaktuar një rritje të konsiderueshme në peshë”.
Në mënyrë të veçantë, të flini më pak se 7 orë shkakton një konsum prej deri në 300 kalori më shumë në ditë, gjë që mund të çojë deri në një kile në javë. Ne hamë sepse trupi ka nevojë të qëndrojë zgjuar në mënyrë që të përballojë një situatë të klasifikuar si kritike, ose mungesën e pushimit. Për më tepër, pa gjumë, leptina – hormoni i ngopjes – zvogëlohet, duke shkaktuar uri.
Prandaj, mënyra më e mirë për të mbajtur një peshë normale, përveç një diete të shëndetshme dhe të balancuar dhe aktivitetit fizik, gjithashtu konsiston në fjetjen e së paku 8 orë në natë.
Burimi / www.guardachevideo.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.