Fëmijët që konsumojnë vaktet në familje marrin më shumë fruta e perime. Por, kur e gjithë familja ulet në tryezë e hanë bashkë, pranë njëri-tjetrit, ka efekte të jashtëzakonshme për shëndetin e të vegjëlve e jo vetëm. Konsumimi i vakteve të gjithë ulur në tryezë, të paktën një herë në javë, shton në fakt, konsumin e frutave dhe perimeve te fëmijët. Në këtë zbulim kanë arritur studiuesit e “University of Leeds” në një studim të botuar në “British Medical Journal”.
Studimi
Studiuesit monitoruan zakonet e 2389 fëmijëve londinezë dhe zbuluan se rreth dy të tretat e tyre nuk konsumonin sasinë e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), të frutave e perimeve, e cila është e barabartë me pesë racione në ditë, rreth 400 gramë.
Fëmijët që konsumonin gjithmonë vaktet me familjarët e tyre, konsumonin mesatarisht 125 gramë më shumë fruta dhe perime, krahasuar me mesataren e fëmijëve që nuk hanin asnjëherë ulur në tryezë të prindërit e të afërmit.
Edhe fëmijët që hanin bashkë me familjen vetëm një apo dy herë në javë konsumonin 95 gramë më shumë fruta e perime se sa ata që nuk uleshin asnjëherë në tryezë të gjithë së bashku.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.