Studim

November 5, 2019 | 9:35

Studim / Të ngrënit vetëm shkakton trishtim

Ndarja e një vakti me miqtë ose familjen ka efekte shumë pozitive në sistemin tonë nervor, duke stimuluar prodhimin e endorfinave në tru sipas një studimi nga Oxford Economyics. Ngrënia vetëm ndonjëherë mund të jetë përvojë relaksuese, pasi mund të përtypni ushqimin si të dëshironi, ta teproni me sasinë e ushqimit apo të mos respektoni rregullat e mirësjelljes.

Por nëse hani rregullisht vetëm, mund t’ju sjell trishtim ose pakënaqësi. Sipas studimit të Oxford Economyics, nëse hani ushqim nën shoqërinë e të tjerëve ju ndiheni më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën tuaj. Studimi gjithashtu tregoi se njerëzit që ndajnë një vakt me të tjerët kanë më shumë të ngjatë të ndihen mirë me veten e tyre.

“Ndarja e një vakti me të tjerët është thelbësor sepse kur hani vetëm keni më pak dëshirë për të gatuar dhe për rrjedhojë jeni më pak të vëmendshëm për cilësinë dhe larminë e dietës,”-tha profesori i La Sapienza, Lorenzo Donini. Ndërsa shtoi se të qenit së bashku rreth një tryeze është një faktor që ka bashkuar gjithnjë qeniet njerëzore.

“Nuk është rastësi që, gjatë pushimeve familjet mblidhen në tryezë për të ngrënë bashkë,”-u shpreh Donini.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top