Përpjekja për të larguar zemërimin përmes ushtrimeve mund ta trefishojë rrezikun për sulm në zemër brenda një ore, tregojnë ekspertët. Zemërimi thuajse e dyfishon rrezikun për sulm në zemër brenda një ore, njësoj si ushtrimet e rënda fizike. Por, kombinimi i tyre – siç është të bërit ushtrime ekstreme për të larguar zemërimin, e rrit më shumë rrezikun.
Ekspertët thonë se studimi – më i madhi i llojit të vet – sjell dëshmi të një lidhje mes mendjes dhe trupit. Dr. Andrew Smyth, udhëheqës i këtij studimi, thotë se gjendjet ekstreme emocionale dhe fizike besohet se kanë efekte të njëjta në trup. Të dyja këto e rrisin presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës, duke ndryshuar rrjedhën e qarkullimin të gjakut përmes enëve të gjakut dhe duke zvogëluar furnizimin me gjak në zemër.
Pavarësisht se aktivitetet fizike sjellin shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës, ekspertët nuk rekomandojnë të bëni ushtrime ekstreme fizike gjatë kohës kur jeni të zemëruar.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.