Terapia e qelizave burimore direkt në vezore mundësoi lehtësimin e simptomave të menopauzës së hershme në dy femra që vuanin prej saj. Qelizat janë marrë nga të njëjtat gra për t’u injektuar për herë të parë direkt në vezoret e pacientëve me një teknikë inovative. Rezultati vjen si përfundim i një studimi të kryer nga studiues të Universitetit të Illinois Chicago, të cilët dëshirojnë ta zgjerojnë atë në 33 gra të tjera.
Falë këtij terapie të qelizave burimore, simptomat e menopauzës në të dy gratë u lehtësuan dhe gjashtë muaj pas injektimit gratë i kishin përsëri periudhat e tyre të menstruacioneve.
“Niveli i tyre i estrogjenit u rrit tre muaj pas injektimeve dhe efekti zgjati për të paktën një vit“, thotë koordinatori i studimit Ayman Al-Hendy. Qelizat burimore mesenchymale të përdorura ishin nxjerrë nga palca e eshtrave të të njëjtëve pacientë dhe pastaj u injektuan direkt në vetëm një nga dy vezoret, ndërsa tjetra është përdorur si një test kontrolli. Një rezultat i ngjashëm është marrë disa muaj më parë nga një grup studiuesish nga Klinika Ivi në Valencia, të cilët kishin injektuar qelizat staminale përmes arteries ovale.
“Është hera e parë që qelizat burimore injektohen direkt në vezore, megjithëse këto janë të dhëna paraprake, të cilat kanë të bëjnë vetëm me dy pacientë, ato janë shumë interesante“, thotë Pasquale Patrizio, drejtoreshë e qendrës së fertilitetit në Universitetin Yale.
Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.