Studim

June 1, 2018 | 13:06

Studim / T’i thuash dikujt se është shëndoshur, e bëni atë që të hajë më shumë

Mund të duket si këshillë miqësore, por ti thuash dikujt se ke shtuar në peshë, i bën ata që të marrin ca ushqime të shpejta dhe të hanë më shumë. Ata persona që janë turpëruar nga të tjerët për peshën e tyre kanë më shumë gjasa të bëhen obezë, ka gjetur një studim i ri.

Ekspertët kanë thënë se të kritikuarit për peshën e tyre ndaj atyre që janë tashmë të ndjeshëm për atë çështje i bën ata me të bindur për të ngrënë. Frika nga sharjet mund të bëjë që obezët të mos bëjnë ushtrime ose përpjekje për t’u dobësuar. Hulumtuesit nga University College në Londër, thanë se kriza e shëndoshjes mund të lehtësohet duke i mësuar njerëzit – përfshirë edhe mjekët – se është joproduktive të diskriminosh të tjerët për shkak se ata janë mbipeshë.

Ata thanë se fushatat e shëndetit publik duhet të shmangin që njerëzit të ndjehen keq për peshën e tyre. Nëse do që miku yt ose i afërmi të dobësohet, atëherë këshilloje të shkojë te një specialist ose konsulent për dieta dhe jo t’ia vini në dukje gjithë kohës kilet e tepërta.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top