Një lloj i transfuzionit të gjakut që tani është i ndaluar, i cili u përdor në botë deri në vitet 1980, mund t’i ketë dhënë njerëzve Alzheimer. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri i kryer nga Kolegji Universitar i Londrës. Midis viteve 1958 dhe 1985, fëmijëve me anomali në trup në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar u janë dhënë hormoneve të marra nga kufoma për të ndihmuar rritjen e tyre.
Por në fillim të viteve 1980, pati një shpërthim global të sëmundjes Creutzfeldt-Jakob (CJD), një çrregullim fatal neurologjik nga i cili vdiqën 200 persona. Ky çrregullim u shkaktua nga transfuzionet e gjakut. Teknika u ndalua në vitin 1985, dhe u zëvendësua me hormone sintetike. Studiuesit kanë monitoruar të mbijetuarit për efektet e tjera anësore të transfuzionit. Studimi paraqet dëshmi të reja për një teori popullore se teknika krijoi proteinat amiloide në trurin e të mbijetuarve duke i hapur rrugën Alzheimerit.
Ekipi hulumtues i dha hormonet minjve dhe brejtësit zhvilluan shenja të sëmundjes brenda një viti. Sëmundja mendohet se ndodhë kur nivelet e larta të ‘fara amiloide’ shkaktojnë dëme të pakthyeshme në qelizat nervore. Në trurin e një pacienti me Alzheimer, nivelet anormale të amyloideve grumbullohen së bashku për të formuar pllakat që mblidhen midis qelizave nervore dhe prishin funksionin e tyre. Alzheimer është forma më e zakonshme e demencës dhe prek më shumë se 520,000 njerëz në Britani të Madhe dhe rreth 5.7 milion pacientë janë të regjistruar në SHBA.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.