Studim

February 7, 2019 | 8:20

Studim / Truri i femrave plaket më ngadalë se i meshkujve

Truri i grave plaket më ngadalë. Dhe duke u nisur nga mosha është të paktën tre vite më i ri sesa truri i burrave. Në këtë përfundim ka arritur një studim i drejtuar nga Universiteti i Washington.

Rezultati u bazua duke marrë në skanim trurin e 205 personave. Një studim i tillë mund të vërtetojë edhe arsyen përse gratë preken më pak nga sëmundjet neurologjike, sëmundje që vijnë duke u shtuar me kalimin e moshës. Furnizuesi kryesor i trurit janë sheqernat, dhe është vërtetuar se mënyra se si ato përdoren ndryshon me kalimin e viteve.

“Po nisim të kuptojmë sesi faktorë të ndryshëm të lidhur me gjininë ndikojnë në plakjen e trurit dhe ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve nerodegjenerative që vijnë me kalimin e moshës” u shpreh një nga kërkuesit e studimit.

Ai nënvizoi se duke analizuar metabolizmin e trurit mund të ndihmojë të kuptojnë diferencat që shfaqen mes grave dhe burrave kur ata plaken. Përdorimi i tomografisë dhe një analizë që jep informacion mbi funksionimin e trurit, u mat rrjedha e oksigjenit dhe glukozës në tru tek 121 gra dhe 84 burrave të moshës 20 deri në 82 vjeç.

Më pas, një sistem i inteligjencës artificiale, i trajnuar për të lidhur moshën reale dhe moshën “metabolike”, tregoi se truri grave është mesatarisht 3.8 vjet më i ri se truri meshkujve.

Dallimi u vu re tek të gjitha moshat, duke filluar edhe tek 20 vjeç.“Nuk është truri i meshkujve që plaket më shpejt, në realitet ata arrijnë moshën madhore tre vite më vonë sesa gratë dhe kjo diferencë vijon gjatë të gjithë jetës. Një studim i tillë mund të shpjegojë arsyen se përse gratë preken më pak nga sëmundjet e moshës së tretë, sepse truri i tyre është më i ri” shpjeguan specialistët.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top