Sekreti për të qenë i lumtur? Udhëtoni shumë. Kjo është konfirmuar nga një studim i revistës shkencore të Psikologjisë së Konsumatorit – revistë shkencore e Shoqatës Psikologjike Amerikane, një nga shoqatat tregtare që përfaqëson psikologët amerikanë – e cila ka analizuar efektet pozitive të udhëtimit në sjelljen njerëzore.
Studimi shqyrtoi një mostër prej 17,000 njerëzish nga 17 vende të ndryshme, të cilët iu përgjigjën një sërë pyetjesh. 94% e të anketuarve, për shembull, konfirmojnë se kur kthehen nga një udhëtim, ndihen më energjik dhe më të gatshëm për t’u kthyer në jetën e tyre tradicionale. 70% shpenzojnë më me dëshirë për të udhëtuar se në çdo pasuri tjetër materiale.
Përgjithësisht, të intervistuarit e vendosën udhëtimin midis përvojave më pozitive, i aftë për të na dhënë emocione më të forta sesa martesa ose lindja e një fëmije.
Burimi / www.rds.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.