Studim

March 30, 2018 | 12:46

Studim / Ushqimet e shpejta rrisin rrezikun ndaj kimikateve të dëmshme

Sipas një studimi njerëzit të cilët konsumojnë shumë ushqime të shpejta, mund të ekspozohen ndaj kimikateve potencialisht të dëmshme, të quajtura ftalate.

Ftalatet, një grup kimikatesh të përdorura në paketimin e ushqimit dhe materialet e përpunimit janë të njohura për të prishur hormonet te njerëzit dhe janë të lidhura ngushtë me një listë të gjatë problemesh shëndetësore.

Sipas studimit, njerëzit që raportuan se konsumonin në shumë restorante dhe shumë ushqime të shpejta e kishin nivelin e ftalatit 35% më të lartë se njerëzit që raportuan se kishin ngrënë ushqim të blerë kryesisht në dyqane ushqimore.

Ky studim sugjeron se ushqimi i përgatitur në shtëpi ka më pak gjasa të përmbajë nivele të larta të ftalateve, kimikate të lidhura me problemet e fertilitetit, komplikimet e shtatzënisë dhe çështje të tjera shëndetësore”, thotë autori  Ami Zota nga Shkolla e Shëndetit Publik të Institutit Milken, në Uashington DC, SHBA.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top