Studim

April 27, 2019 | 8:12

Studim / Ushqimi i shëndetshëm mund të kursejë miliarda lekë, të shpenzuara për kujdesin shëndetësor

Studiuesit amerikanë kanë botuar një studim në revistën shkencore “PLOS Medicine” me qëllim identifikimin e strategjive ekonomikisht të favorshme që mund të përmirësojnë shëndetin e amerikanëve.

Studimi simuloi se çfarë do të kishte ndodhur nëse sistemi shëndetësor i SHBA do mbulonte 30% të shpenzimeve shëndetësore të popullsisë. Me fjalë të tjera, studimi sugjeron që mënyra për të kursyer miliarda lekë në shpenzimet shëndetësore është të inkurajojë njerëzit që të hanë një ushqim më të shëndetshëm dhe të marrin pjesë rregullisht në sistemin shëndetësor.

Skenarët

Studimi propozon dy skenarë: E para do të ishte një përfitim qeveritar që do të jepte një subvencion prej 30% të shpenzimeve të njerëzve me fruta dhe perime. Në të dytën, përfitimi do të zgjerohej nëse përfshiheshin drithëra, vajra vegjetal dhe farat (si arra).

Rezultatet tregojnë se të dyja situatat do të ishin pozitive. Duke marrë parasysh numrin aktual të përfituesve, plani i parë (i cili mbulon vetëm fruta dhe perime) do të shmangë, për 18 vjet 1.93 milion raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 350 mijë vdekje.

Edhe i dyti, që përfshinte më shumë burime ushqimi të fibrave dhe yndyrave të mira, do të kishte mundur të parandalonte 3.28 milionë episode të sulmit në zemër dhe goditje në tru, përveç 120 mijë diagnozave të diabetit dhe 620 mijë vdekjeve në gati dy dekada.

“Nxitja e njerëzve për të ngrënë në mënyrë të shëndetshme, mund të kursejë shumë më shumë se ndërhyrjet e tjera, të tilla si ilaçet për të kontrolluar presionin e lartë të gjakut ose kolesterolin”, tha Yujin Lee, një nga autorët e studimit .

 

Burimi / benesserefeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top