Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se një dietë e shëndetshme ul rrezikun për kancer. Ushqimet me shumë krip, sheqerna dhe yndyra kanë rezultuar në shifra të kancerit 11% më të larta, krahasuar me njerëzit që ushqehen shëndetshëm.
Në studimin që u realizua me rreth gjysmë milion njerëz, është përdorur teknika britanike e sistemit të ushqimit “traffic light”, gjë që e bën më të lehtë për konsumatorët të dallojnë ushqimet e shëndetshme.
Në mesin e ushqimeve që konsiderohen si jo të shëndetshme në këtë studim janë, ëmbëlsirat, biskotat, pudingu, lazanja, keçapi dhe mishi i përpunuar.
Rezultatet përfundimtare kanë treguar se njerëzit që konsumonin ushqime të shëndetshme kishin gjasa më të ulëta për t’u prekur nga kanceri.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.