Studim

January 9, 2020 | 8:26

Studim / Ushtrimet e forcës luftojnë depresionin

Përveç efekteve në shëndet fizik, ushtrimet fizike sjellin përfitime edhe në shëndetin mendor.  Hulumtuesit për një kohë të gjatë e kanë ditur se ushtrimet aerobike në mënyrë të dukshme i zvogëlojnë simptomat e depresionit pa shkaktuar ndonjë efektet negativ anësor.

Por tani, sipas studimeve të reja, hulumtuesit thonë se edhe ushtrimet e rezistencës mund të ndihmojnë në trajtimin e depresionit. Në fakt, nga analizat e tyre rezulton se ushtrimet e rezistencës e zvogëlojnë depresionin po aq shumë sa ushtrimet aerobike.

Ushtrimet e rezistencës ndryshe njihen edhe si ushtrimet e forcës, ndërkaq përfshijnë ushtrimet e peshëngritjes dhe ushtrimet me peshë të trupit (siç janë pompat). Pra, deri tani e kemi ditur se ushtrimet e forcës i bëjnë njerëzit më të fortë, ua ndërtojnë muskujt dhe e rrisin qëndrueshmërinë, por tani ka dëshmi të mira se këto ushtrime e zvogëlojnë edhe ankthin e depresionin.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top