Studim

May 30, 2019 | 11:04

Studim / Ushtrimet e matematikës zgjidhjen më lehtë me muzikë

Për t’i zotëruar operacionet matematikore, propozojuni fëmijëve që t’i zgjidhin me muzikë – këshillojnë shkencëtarët e Universitetit të San-Franciskos.

Pasi Shkolla e Lartë në Kaliforni ka marrë pjesë në orën eksperimentale, është konstatuar që nxënësit janë shumë më efikas nëse zgjidhin problemet matematikore bashkë me ndonjë melodi të këndshme në prapavijë, sepse në ato momente përqendrimi është më i mirë, por edhe mendimet më të fokusuara.

Testet kanë treguar që meloditë në kitarë më së shumti ndihmojnë në mësimin e algjebrës dhe gjeometrisë, – thotë dr. Donald Abigail, udhëheqës i studimit. Madje ekziston programi me titull “Muzika akademike”, gjatë të cilit përdoren instrumentet e këndshme për veshin, të cilat nuk e lodhin trurin, por e nxisin të punojë.

Nëse tregohet si i suksesshëm në testimin e mëtejshëm, do të mund të aprovohet në të gjitha shkollat e Kalifornisë. Kështu më shumë të rinj do të zotëronin dhe do të dashuronin lëndën jo edhe aq të popullarizuar siç është matematika.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top