Studim

April 11, 2019 | 9:30

Studim / Ushtrimet fizike ju bëjnë më të lumtur se paratë

Thonë se paraja nuk mund ta blejë lumturinë. Megjithatë, paraja mund t’ju blejë një anëtarësim në palestër dhe, siç duket, rrjedhimisht ju blen edhe lumturinë.

Hulumtimet e reja nga universitetet prestigjioze, si ai i Oksfordit dhe Yale, kanë treguar se ushtrimet fizike janë më të rëndësishme për shëndetin mendor sesa paratë. Në studimin e tyre, i cili është publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”, shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e mbi 1.2 milion amerikanëve.

Pjesëmarrësve u ishte bërë e njëjta pyetje: “Sa shpesh jeni ndjerë keq mendërisht në 30 ditët e kaluara për shkak të stresit, depresionit apo problemeve emocionale?” Ata gjithashtu janë pyetur për të ardhurat financiare mujore dhe për aktivitetin fizik.

Hulumtuesit kanë zbuluar se ata që bëjnë rregullisht ushtrime fizike ndihen keq për rreth 35 ditë në vit, personat që nuk merren me sport ndihen keq për 18 ditë më shumë. Sipas ekspertëve, personat që janë fizikisht aktivë ndihen po aq mirë sa ata që fitojnë më shumë para në vit, por që nuk merren me sporte.

 

 

Burimi  / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top