Studim

November 23, 2019 | 8:16

Studim / Ushtrimet fizike ju bëjnë më të lumtur sesa paratë

Ekziston një studim që tregon lidhjen mes lumturisë dhe ushtrimit, për t’ju ndihmuar të jeni më të motivuar gjatë seancave tuaja stërvitore. Studiuesit zbuluan se aktiviteti fizik i bëri subjektet të vlerësojnë shëndetin e tyre mendor në një mënyrë të ngjashme si njerëzit që fitonin shumë të ardhura në një punë.

Por, kjo nuk do të thotë se duhet të stërviteni pa ndalim për orë të tëra. Nga ky studim i veçantë, studiuesit arritën në përfundimin se ushtrimi i tepërt mund të jetë po aq i dëmshëm për shëndetin tuaj mendor, sikur të mos ushtroheshit fare. Ata panë rezultatet më të mira tek njerëzit që ishin fizikisht aktivë 30 deri në 60 minuta, 5 herë në javë.

Ata gjithashtu zbuluan se disa sporte janë më efektive për lumturinë e disa personave. Përgjithësisht janë sportet në grup pasi i lejojnë anëtarët e ekipit të jenë sociale. Çuditërisht, gjimnastika dhe çiklizmi ofrojnë të njëjtat përfitime, pavarësisht se nuk klasifikohen si sporte në grup. Dhe si rezultat i fundit nga ky studim, vetëm 20 minuta stërvitje në ditë mesatarisht intensive mund të ndihmojnë në rritjen e lumturisë tuaj deri në 12 orë.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top