Studim

September 24, 2018 | 14:05

Studim / Vajrat bimorë ulin kolesterolin por jo rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Zëvendësimi i yndyrës shtazore me vajrat bimore ul nivelin e kolesterolit, por nuk redukton vdekshmërinë, kryesisht atë kardiovaskulare, sipas një studimi të publikuar nga “British Medical Journal” (BMJ).

Prej shumë vitesh, dietologët rekomandonin privilegjimin e vajrave bimore duke u bazuar në vëzhgimet që tregonin se ato ulnin nivelin e kolesterolit dhe se ishin të mira për zemrën.

Por, kjo hipotezë është vënë në pikëpyetje nga revista mjekësore “British Medical Journal”, e cila ka publikuar punimet e një ekipi amerikan.

Ky ekip ka kryer një studim të vjetër mbi këtë çështje të zhvilluar në Minesota (SHBA) në vitet 1968-1973 por ku shumica e rezultateve nuk ishin bërë ende publike.

Duke krahasuar 10 000 persona, ku gjysma kishin marrë ushqime që kishin yndyrna shtazore dhe gjysma tjetër vajra bimorë të pasur në acide linoleik (omega 6), studiuesit amerikanë vunë re një rënie të nivelit të kolesterolit në masën 13 %, por jo një reduktim të sëmundjeve kardiovaskulare dhe as të vdekshmërisë.

Madje ata vunë re gjithashtu se sa më i lartë të ishte konsumi i vajrave bimore aq më shumë binte niveli i kolesterolit, por nga ana tjetër aq më shumë rritej vdekshmëria (22 % sa herë që kolesteroli binte me 30 mg).

Në pritje të rezultateve të tjera më të sakta, Jeremy Pearson i “British Heart Foundation” këshillon mbajtjen e një diete të ekuilibruar të pasur me fruta, perime dhe llojet e drithërave për të pasur një zemër të mirë dhe të shëndetshme.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top