Studim

July 1, 2019 | 13:35

Studim / Vera e bardhë forcon mushkëritë, e zeza mbron zemrën

Vera e zezë shërben si masë parandaluese e sëmundjeve ishemike të zemrës, kurse vera e bardhë forcon mushkëritë

Sipas një studimi të bërë në klinikën e universitetit Buffalo në SHBA, publikuar përmes Forumit gjerman për verë dhe shëndet si dhe në Austri përmes listës profesionale “Winzer”, vërtetohet se vera e kuqe ka më shumë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut sesa vera e bardhë, për shkak se përmbajtja substanciale në verërat e kuqe është më e madhe.

Vera ka ndikim pozitiv në zemër dhe në sistemin e qarkullimit të gjakut. Kjo i atribuohet polifenoleve që gjenden në lëkurën e rrushit të zi dhe të kuq. Këtë efekt e arrijnë duke penguar prodhimin e një substance në trupin e njeriut që quhet endotelin-1 dhe që është përgjegjëse për ngurtësimin e enëve të gjakut (arterosklerozës).

Përdorimi i një gote verë të bardhë në ditë, ul me 13% rrezikun për kancer të mushkërive, kurse marrja e dy gotave në ditë, ul këtë rrezik me 26%. Kjo i atribuohet dy substancave që gjenden në këtë verë, taninit dhe risveratrolit. Këto dy substanca mendohet se veprojnë duke penguar rritjen dhe zhvillimin e qelizave tumorale.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top