“Vetmia është më vdekjeprurëse se mbipesha dhe duhet të konsiderohet si rrezik për shëndetin publik”, thotë rezultati i studimit të kryer nga një grup ekspertësh në SHBA. Sipas tyre, njerëzit me më pak lidhje shoqërore kanë 50% më shumë gjasa të vdesin më herët, në krahasim me të tjerët.
Shkencëtarët shqyrtuan 218 studime të ndryshme mbi vetminë dhe izolimin shoqëror, dhe zbuluan se dëmi që i sjellin shëndetit është më i lartë se ai që shkaktohet nga mbipesha.
Dr. Julianne Holt-Lunstad, profesoreshë te fakulteti i psikologjisë në universitetin Brigham Young, SHBA, e cila drejtoi studimin, tha se “lidhjet shoqërore konsiderohen si nevojë bazë njerëzore, që i shërben mirëqenies dhe mbijetesës. Fëmijët që kanë mungesë shoqërore, shpesh rriten me probleme shëndetësore, sidomos kur janë ndëshkuar me metoda izolimi.”
Një studim nga faqja “Granset” zbuloi se 3/4 e njerëzve të moshuar në Britani ndiejnë vetmi, dhe shumica nuk i kanë treguar dikujt se si ndihen. 70%, madje, thonë që miqtë e familjarët e tyre do të befasoheshin po të dëgjonin që ata ndiheshin të vetmuar.
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.