Është konstatuar se niveli i lartë i vitaminës D i mban njerëzit më në formë. Në studimin e publikuar në faqen e internetit “Live Science” thuhet se nivelet e larta të vitaminës D kanë rritin aftësinë kardio-respiratore.
Kërkuesit kanë analizuar informacionet e marra nga rreth 2 000 njerëz të moshës 20-49 vjeç, pjesë e një studimi kombëtar shëndetësor në periudhën 2001-2004 në SHBA. Tek pjesëmarrësit janë matur nivelet e vitaminës D në gjak dhe vëllimi maksimal i oksigjenit (VO2Max) që trupat e tyre mund të përdorin gjatë ushtrimeve.
Hulumtuesit kanë zbuluar se me rritjen e nivelit të vitaminës D u rrit edhe VO2max. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “European Journal of Preventive Cardiology”.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.