Studim

November 2, 2018 | 8:50

Studim / Vitamina D nuk e mbron trurin nga sëmundjet

Vitamina D nuk është mbrojtëse për trurin. Në fakt, nuk ka gjasa të mbrohemi nga skleroza e shumëfishtë, Parkinson, Alzheimer ose çrregullime të tjera të trurit. Në këtë përfundim ka dalë një studim i Universitetit Australian, botuar në “Nutricional Neuroscience”.

Bazuar në një rishikim sistematik të 70 studimeve klinike dhe paraklinike, studiuesit kanë analizuar rolin e vitaminës D në një gamë të gjerë të sëmundjeve neurodegjenerative. “Studimet e mëparshme kishin treguar se pacientët me një sëmundje neurodegjenerative janë të prirur të kenë nivele të ulëta të vitaminës D”, vuri në dukje Krystal Lacopetta, autori kryesor i studimit.

“Kjo ka çuar në hipotezën se nivelet më të larta të vitaminës D, përmes ekspozimit në diell, ose duke marrë suplemente, potencialisht mund të ketë një ndikim pozitiv. Por, rezultatet e mëvonshme nga analiza e të gjithë literaturës shkencore, treguan se nuk është kështu dhe se nuk ka prova bindëse për të përcaktuar vitaminën D si një agjent mbrojtëse për trurin”.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top