Studim

May 15, 2019 | 9:31

Studim / Zbardhja e dhëmbëve me pastën me qymyr druri është thjesht një mit

Pasta me përmbajtje qymyr druri që pretendojmë, se është tepër efikase për zbardhjen e dhëmbëve, është thjesht një mashtrim, i cili rrit rrezikun për prishjen e dhëmbëve.

Studimi i fundit i postuar në revistën “Journal Dental British”, ka treguar se produktet me bazë qymyr druri, të cilat po bëhen gjithnjë e më të kudogjendura, nuk përmbajnë fluroid për të ndihmuar në pastrimin dhe mbrojtjen e dhëmbëve.  Sipas autorëve të studimit, nuk ka as prova shkencore që i mbështet këto pretendime. Qymyr druri është përdorur fillimisht për higjienën orale në Greqinë e lashtë, si një mënyrë për të hequr njollat e verdha nga dhëmbët.

Joseph Greenwall Cohen, pedagog në universitetin e Manchester dhe autor i studimit tha se dyqanet i shesin këto produkte, vetëm se të famshmit në video të ndryshme i kanë përdorur ato, duke i bërë të besueshme për klientët. Ai shprehet se së bashku me kolegët e tij, vlerësoi 50 marka të ndryshme të pastave të dhëmbëve me qymyr druri dhe asnjëra prej tyre, nuk kishte efektin që përshkruante në etiketën e ambalazhit. Sipas tij, gjithçka është një reklamë shumë e mirë.

“Shumë të famshëm kanë deklaruar se ky produkt, është antibakterial dhe është tepër efikas për shëndetin oral. Qymyri i drurit, jo vetëm që mund të jetë i dëmshëm për shëndetin oral, por nuk ka asnjë lloj përfitimi” shtoi ai.

Ekspertët vuan re se njerëzit që pastronin rregullisht gojën me ketë produkt, shpenzonin shuma të mëdha duke menduar se po kujdesen për shëndetin. Gjithashtu, ata shprehen se përdorimi i tepër, mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve dhe të bëjë që mishrat të jenë më të ndjeshëm.

“Kur beson në produkte të tilla, është shumë e vështirë që të mos shpenzosh para për to” shprehet Greenwall Cohen.

Ai tha se pastat e dhëmbëve me qymyr druri, ndryshe nga pastat e zakonshme, mund të gërryejnë dhëmbët vazhdimisht deri sa t’i dobësojnë plotësisht.

Gjithashtu, edhe Damien Walmsley, nga Shoqata Britanike e Dentistëve, shpjegon se pasta e dhëmbëve me bazë qymyr druri nuk ofron asgjë më shumë se sa pastat e tjera. Sipas tij është, edhe më e dëmshme.

“Mos besoni në mite. Të gjithë dëshirojmë të kemi dhëmbë të bardhë ose të gjejmë produkte që përmirësojnë shëndetin tonë oral, por përpara se të shpenzojmë për produkte të pa certifikuara në dyqane të ndryshme fizike dhe online, është më mirë të flasim me dentistin tonë,” shtoi ai.

 

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top