Studiuesit kanë realizuar studimin më të madh të bërë ndonjëherë për të zbuluar sekretin e vërtetë që fshihet pas flokëve të kuq: janë tetë gjene. Përveç kësaj, ekspertët kanë gjetur edhe gjene që ndikojnë në ngjyrosjen e flokëve në përgjithësi, si dhe mënyrën se si rriten, përfshi këtu kaçurrelat apo ata të drejtë.
Shkencëtarët në Universitetin e Edinburgut kanë zbuluar se ka tetë gjene që ndikojnë në lidhje me flokët e kuq.
Deri më sot mendohej që flokët e kuq kontrolloheshin nga një gjen i vetëm i quajtur MC1R. Studimet e mëparshme kishin treguar se e kuqja trashëgohej nga dy versione të gjenit MC1R përgjegjës për ngjyrën e kuqe. Por në fakt ka vetëm një version. Edhe pse ata që kanë flokë të kuq janë në dy versione, në fakt është vetëm një gjen përgjegjës.
Studimi
Për të kuptuar më shumë, hulumtuesit në Universitetin e Edinburgut shqyrtuan ADN-në e rreth 350,000 njerëzve që kishin marrë pjesë në një studim nga banka britanike. Studimi, i kryer nga Instituti Roslin dhe Njësia e Gjenetikës së Njeriut MRC, u përqendrua tek njerëzit me origjinë evropiane, sepse ata kanë një ndryshim më të madh në ngjyrën e flokëve. Duke krahasuar njerëzit me flokë të kuq me ato me flokë ngjyrë kafe ose të zezë, shkencëtarët ishin në gjendje të identifikonin tetë dallime gjenetike të panjohura të lidhura me flokë të kuq. Ekipi gjithashtu shqyrtoi funksionet e gjeneve të identifikuara dhe gjeti se disa prej tyre funksionojnë duke kontrolluar “kalimin në” dhe “mbylljen” e gjenit MC1R. Dhe kjo nuk është e gjitha.
Flokët e tjerë
Përveç gjeneve me flokë të kuqe, studiuesit kanë zbuluar dallimet në rreth 200 gjene të lidhura me biondet dhe brunet. Shkencëtarët thonë se ka një gradient ngjyrash nga e zeza, kafja e errët deri te kafja e çelur, e cila është shkaktuar nga rritja e numrit të dallimeve gjenetike në këto 200 gjene. Ekspertët thonë se ata ishin të befasuar për të gjetur se shumë nga këto 200 dallime gjenetike ishin të lidhura me strukturën e flokëve dhe jo me pigmentim. Gjenet e tjera, nga ana tjetër, janë të përfshira në përcaktimin se si flokët rriten, në kaçurrela dhe të drejta.
Burimi / http://gazeta-shqip.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.