Studim

March 21, 2018 | 12:03

Studim / Zbuloni se si ndihet dikush, vetëm përmes fytyrës

Ndonjëherë mund të ndiheni sikur njerëzit janë tepër në harmoni me emocionet tona, aq shumë sa të mund të kuptojnë aq mirë ndjenjat tona edhe nëse ne i fshehim ato mjaft mirë.

Rezulton se fytyrat tona mund ta zbulojnë të vërtetën në një mënyrë që ju as nuk e mendoni.

Sipas hulumtimeve të reja, rrjedha jonë e gjakut i përgjigjet ndjenjave tona, gjë qe rezulton me ndryshime në ngjyrën dhe pamjen e fytyrës sonë.

Një studim zbuloi se njerëzit mund të identifikojnë saktësisht në 75 % të kohës se çfarë dikush po ndjen vetëm duke parë ndryshimet delikate të ngjyrës së lëkurës.

Ndërkohë që tashmë studiuesit kanë projektuar një algoritëm kompjuterik që njeh emocionet njerëzore 90 për qind të kohës.

“Ne identifikuam modelet e ngjyrosjes së fytyrës që janë unike për çdo emocion që kemi studiuar,” tha Aleix Martinez, profesor i inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike në Universitetin Shtetëror të Ohajos dhe një nga autorët e studimit.

“Jo vetëm që i perceptojmë këto ndryshime në ngjyrën e fytyrës, por i përdorim ato për të identifikuar saktë se si ndjehen njerëzit e tjerë, nëse e bëjmë me vetëdije apo jo”.

Lumturia ishte emocioni më i lehtë i identifikueshëm, me kompjuterin që e identifikoi atë me saktësi 90%.

Emocionet në lidhje me lumturinë, si psh “surprizat befasuese”, u renditën në vend të dytë në rreth 85%, pastaj zemërimi në 80%, dhe trishtimi në 75%.

“Frika nga gjërat që ja u shpifin” ishte më pak e njohur, e cila u identifikua saktë 65% të kohës një normë e cila konsiderohet relativisht e lartë.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top