Studim

September 23, 2019 | 9:54

Studim / Zemërimi shkakton shtim në peshë

Ata që shpesh janë në humor të keq mund të tregojnë një prirje të caktuar për të fituar peshë, sipas një studimi të një nutricionisti meksikan. Kjo tezë u paraqit nga Dr. Juan Manuel Romero në librin e tij me titull “Kush zemërohet shëndoshet”. Thelbi kryesor i këtij studimi është se emocionet mund të ndikojnë në zakonet të të ngrënit dhe për këtë arsye edhe në shtimin dhe humbjen në peshë.

Me fjalë të tjera, sipas doktor Romero, mbipesha nuk është vetëm një karakteristikë e thjeshtë fizike e njerëzve, por në shumë raste ajo zbulon edhe strukturën e saj psikologjike.

Por cili është mekanizmi me të cilin zemërimi shkakton shtim në peshë? Kur zemërohemi (ndoshta sepse jemi të irrituar ose në ankth) – thotë nutricionisti meksikan – prodhojmë adrenalinë dhe kortizol. Kortizoli, në veçanti, është një hormon që prodhohet nga trupi kur e gjejmë veten në situata stresuese dhe prodhon një rritje të sheqerit në gjak. Kortizoli zakonisht vihet në qarkullim edhe me ushtrime fizike, por në rastet kur prodhohet si rezultat i sulmeve të zemërimit, glukoza e tepërt e prodhuar nuk digjet dhe bëhet dhjam.

Mos u zemëroni shumë sepse mund të shëndosheni. Ja çfarë thotë një ekspert…

Kjo tezë që kemi përmbledhur është rezultat i punës dhjetë vjeçare të Dr. Romero, i cili e kishte filluar këtë studim nga një vëzhgim empirik, konkretisht ai kishte vërejtur se sa prej pacientëve të tij mbipeshë treguan gjithashtu një tendencë për t’u zemëruar më lehtë se njerëzit e tjerë. Duhet gjithashtu të theksohet se zemërimi nuk mund të konsiderohet si një shkak unik i mbipeshës, por si shkak që mund të shtohet te faktorët e tjerë të rrezikut, siç janë sëmundjet metabolike (për shembull diabeti) dhe zakonet e këqija të të jetuarit, si të ngrënit shumë dhe të mos ushtruarit.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top