Marrëdhënie

October 12, 2016 | 10:10

Studimi/ A kanë nevojë femrat për miqtë e tyre më shumë se meshkujt?

Rezultatet nxjerrin në pah rëndësinë e një rrjeti shoqëror për femrat.

Pas një dite të vështirë në zyrë, një natë me shokët tuaj mund të jetë mënyra ideale për të hequr stresin. Por duket se mekanizmat përballuese për “ndjenjat e zhytura plotësisht” mund të ndryshojnë në mes të gjinive.

Një studim i ri ka treguar se femrat, por jo meshkujt, ndjehen më të mërzitura kur janë vetëm. Studimi vjen nga Universiteti i Calgary,  ku shkencëtarët testuan nivelin e stresit në minj meshkuj dhe femra. Gjetjet nënvizojnë rëndësinë e një rrjeti shoqëror për femrat në veçanti.

Dr Jaideep Bains, kreu i studimit, ka thënë: “Shumë lloje, duke përfshirë edhe njerëzit, përdorin ndërveprim shoqëror për të reduktuar efektet e stresit. Në fakt, mungesa e një rrjeti shoqëror mund të jetë e vështirë.

Studimet e fundit tregojnë se, vajzat e reja janë më të ndjeshme ndaj stresit social, se sa djemtë. Kjo mund të thotë se rrjetet sociale janë më të rëndësishme për femrat në përgjithësi, dhe se femrat e reja mund të jenë më të ndjeshme ndaj izolimit social se sa meshkujt.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top