Shpesh prindërit vënë re shenjat e para të autizmit te fëmijët e tyre rreth moshës 12 deri në 18 muaj. Fëmija nuk bën kontaktin me sy, ose nuk buzëqesh. Por, një studim i ri sugjeron se ka prova të autizmit edhe më herët.
Një studim i ri paraqet një përparim të madh të mundshëm për një diagnostikim më të hershëm, para moshës 1-vjeçare, për të parashikuar Autizmin.
Duke përdorur rezonancën magnetike (MRIs), një ekip shkencëtarësh në USA gjeti se mund të jetë e mundur të parashikohet se cilat nga foshnjat do të kenë potencial për të zhvilluar autizmin, të gjitha foshnjat para se të bëheshin 1 vjeç.
Tani për tani mosha më të hershme që një fëmijë të mund të marrë një diagnozë të besueshme për autizmin është në përgjithësi pas moshës 2-vjeçare, në momentin kur disa probleme të sjelljes dhe komunikimit janë shfaqur të tilla si: pamundësia për të thënë disa fjalë së bashku, ose shmangia e kontaktit me sy.
Po zbulimet e reja, edhe pse pre eliminare, mund të përfaqësojë një përparim të madh në drejtim të aftësimit të mjekëve për të parashikuar rrezikun e autizmit tek fëmijët, në moshë shumë të vogël, madje edhe përpara se shenjat të shfaqen.
“Shumë kërkime në këtë fushë janë përpjekur të parashikojnë autizmin më herët dhe më parë, po ato arrinin në një lloj muri diku rreth moshës 2 vjeçare. Përpara kësaj moshe, thjesht treguesit e sjelljes nuk kanë ndihmuar në zbulimin e fëmijëve që përfundonin me autizëm”, thotë kërkuesi i studimit Dr. Joseph Piven i Institutit Zhvillimor të Aftësive të Kufizuara (CIDD) në Karolina pranë Universitetit të Karolinës së Veriut.
Në këtë studim, që u publikua në revistën Nature, të mërkurën, kërkuesit në qendrat e autizmit në të USA skanuan (fMRI) trurin e foshnjave kur qenë vetëm 6 muajsh, 1 vjeç dhe pastaj përsëri, kur ata ishin 2 vjeç.
Studimi përfshiu 106 foshnja që konsideroheshin me risk të lartë për zhvillimin e autizmit, pasi kishin një vëlla/motër më të madh me këtë çrregullim. * Fëmijët që kanë vëllezër/motra më të mëdhenj me autizëm kanë një risk të lartë rreth – 1 në 5 – për zhvillimin e çrregullimit, pasi në popullatën e përgjithshme 1 në 100 fëmijë riskohet të zhvillojë autizëm.
Për krahasim, u përfshinë më shumë se 40 foshnja, të cilët u konsideruan të kishin një risk shumë të ulët për zhvillimin e autizmit.
fMRI zbuloi se foshnjat që eventualisht zhvilluan autizëm përjetuan një rritje shumë më të shpejtë të sipërfaqes së trurit të tyre, kryesisht shtresën sipërfaqësore të trurit, në vitin e parë të jetës së tyre në krahasim me fëmijët që nuk e zhvillojnë këtë çrregullim.
Po ashtu në mes moshës 1 dhe 2-vjeçare, shkalla e rritjes së vëllimit të trurit që këta fëmijë përjetuan u përshpejtua edhe shumë. Rritja e jashtëzakonshme e vëllimit të trurit, pra rritja e kokës, është lidhur gjithmonë me shfaqjen e simptomave sociale, që lidhen me autizmin në vitin e dytë të jetës së fëmijëve, të cilat përfshijnë sjellje të tilla si: mos angazhimin në lojëra, luajtje rolesh dhe të folurit e vonuar.
Pasi studiuesit grumbulluan të gjithë këtë informacion në lidhje me ndryshimet në vëllimin dhe sipërfaqen e trurit, i hodhën të dhënat në një program kompjuterik për të krijuar një algoritëm dhe përfundimisht ishin në gjendje të identifikonin me saktësi 80 % të foshnjave me risk të lartë të cilët, më pas në moshën 24 muajshe, u diagnostikuan me autizm.
“Ky zbulim, sidomos në këto kampione familjare me risk të lartë ishte një mundësi shumë reale për zbulimin e para-simptomave,” tha Piven. “Pasi zbuluam autizmin para se të shfaqej me të vërtetë. Përpara konsolidimit të simptomave dhe defiçiteve të trurit dhe në një kohë kur truri është më i farkëtueshëm, duke na dhënë mundësi më të mëdha për të pasur një ndikim më të madh e ndërhyrje më të hershme me terapi sjellore.”
Vlerësimet e tanishme sugjerojnë që 1 në 68 fëmijë në USA identifikohet me autizëm, dhe se ndërhyrja e hershme, e cila do të thotë terapi e sjelljes, mund të jetë shumë më e dobishme në menaxhimin dhe madje edhe zhdukjen e shenjave. Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Çrregullimit raportojnë se shumica e fëmijëve nuk diagnostikohen deri afër moshës 4-vjeçare.
Pra gjetjet e reja premtojnë një veçanti për familjet e fëmijëve, që janë në risk të lartë për këtë çrregullim, pasi mos diagnostikimi në kohën e duhur krijon komplikime dhe vështirësi praktike për ta “në një të ardhme jo shumë të largët,” argumenton Piven.
Imazhet fMRI gjithashtu japin disa njohuri të rëndësishme për atë që ai e quajti kaskada/ujvara e ndryshimeve të trurit dhe të sjelljes në dy vitet e para të jetës së fëmijës, që rezultojnë në shfaqjen e autizmit.
“Ka një rend zhvillimi,” tha ai, “dhe kjo ngre mundësinë që ne mund ta prishim atë lloj rendi më herët.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.