Mirëqenie

November 9, 2016 | 8:08

Studimi/ Burrat nuk kërkojnë ndihmë për probleme të shëndetit mendor

Meshkujt tërhiqen kur është fjala për të kërkuar ndihmë për shëndetin mendor. Ky përfundim është arritur nga një sondazh i madh, i cili ka treguar hendekun gjinor dhe nevojën për “ndryshim kulturor”. Burrat kanë shumë më pak gjasa të kërkojnë mbështetje mjekësore për një problem të shëndetit mendor se sa gratë.

Shifrat tregojnë se burrat janë më pak të prirur të kërkojnë mbështetje për problemet e shëndetit mendor, se sa gratë.

Studimi i realizuar nga Fondacioni i Shëndetit Mendor ka zbuluar se, meshkujt jo vetëm që nuk kërkojnë ndihmë mjekësore, por ata e kanë shumë të vështirë ta ndajnë si problem edhe me miqtë apo familjen.1

Anketa është bërë në afro 2 500 njerëz, të cilët kanë pasur probeme me shëndetin mendor. Ajo ka treguar se 28 përqind e meshkujve kanë pranuar se nuk merrnin ndihmë mjekësore, në krahasim me 19 përqind të femrave.

Femrat e ndanin problemin e tyre mendor me mikeshat apo të afërmit e tyre brenda muajit të cilit identifikonin problemin.

Mark Rowland, drejtor i Fondacionit të Shëndetit Mendor tha se rezultatet e anketës kanë treguar se ka nevojë për një ndryshim kulturor në qasjen ndaj këtij problemi.

“Ata duhet të marrin guximin të jenë të hapur në lidhje me problemin e tyre mendor, sepse kur vetëvrasja bëhet shkaku kryesor i vdekjes së të rinjve, ne të gjithë kemi përgjegjësi për të nxitur ndryshimin kulturor”, ka shtuar më tej Rowland.

Vitin e kaluar një numër fushatash kanë nisur të inkurajojnë njerëzit që të flasin për problemet e shëndetit mendor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top