Në fokus

November 17, 2016 | 11:05

Studimi/ Dhuna në komunitet shkakton stres tek fëmijët

1Dhuna nuk është burimi i vetëm i stresit te fëmijët, por është një ndër më të rëndësishmit. Ajo lidhet me faktorët biologjikë të përgjigjes së hormoneve të fëmijëve ndaj stresit, sipas një studimi të ri nga New Orleans.

Autorja kryesore e studimit, Katherine P. Theall tha se dhuna që ndodh në komunitet, kryesisht në lagje, ndikon shumë, duke shkaktuar stres te fëmijët.

Një zënkë që ndodh në pikën e bastit të lagjes, një përleshje në supermarket apo një grindje në rrugë, janë fenomene të cilat kanë një ndikim shumë negativ te fëmijët, të cilët janë dëshmitarë.

Tek ata shfaqet një lloj stresi dhe frike, duke u ndjerë kështu të pambrojtur. Kërkuesit studiuan rreth 85 fëmijë të moshës deri në 16 vjeç në 52 lagje të New Orleans.

Fëmijët iu nënshtruan testeve psikologjike të stresit, të projektuar posaçërisht për ta.

Rezultatet kryesore ishin gjatësia e telomereve që ndodhen në fund të kromozomeve dhe funksionimi i kortizonit.

Fëmijët që jetonin pranë dyqaneve me pije akoolike, pranë zonave të krimit dhe dhunës, ishin të prirur të kishin nivel të lartë kortizoni dhe më pak gjasa për t’u kthyer në normalitet pas testit të stresit. Telomerët rezultonin të kishin një gjatësi më të vogël te fëmijët, të cilët jetonin rreth 500 metra nga vatrat e dhunës.

Është e vështirë për të përgjithësuar studimin e vetëm 85 fëmijëve“, ka thënë Theall, duke shtuar se “duhet të punohet shumë për të krijuar mjedise sociale nëpër lagje, në mënyrë që të shmangen rastet e dhunës që ndikojnë drejtpërdrejtë te fëmijët, duke u shkaktuar një stres të madh. Prindërit dhe politikëbërësit duhet të jenë të vetëdijshëm se fëmijët e tyre nuk janë të favorizuar nga lagje të tilla, ku ndodhin shumë zënka, përleshje apo krime”.

Përvojat e hershme negative mbeten nën lëkurën tonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top