Një studim i ri rreth adoleshentëve në SHBA tregon se, dhuna përhapet si sëmundje ngjitëse. Studiuesit arritën në përfundimin se adoleshentët kishin shumë gjasa, deri në 183% të kryenin akte dhune, në qoftë se një nga miqtë e tyre kishte bërë të njëjtin akt.
“Kemi prova që tregojnë sesa të rëndësishme janë marrëdhëniet shoqërore. Ato ndikojnë në përhapjen e sjelljeve të dhunshme, llojeve të tjera të qëndrimeve dhe sjelljeve”, thotë Brad Bushman, profesor i komunikimit dhe psikologjisë në universitetin e Ohio-s.
Rezultatet tregojnë se, edhe pse në rënie, ‘sëmundja ngjitëse’ shtrihet deri në katër shkallë, nga të pasurit e një miku, te miku i mikut të një miku, dy miq e më gjerë.
Sipas studimit, një student kishte rreth 48% më shumë mundësi të përfshihej në konflikt nëse përfshihej miku i tij dhe 18% më shumë, nëse konfliktohej miku i mikut.
Ky rezultat është rëndësishëm për programet anti-dhunë, pasi ne mund ta ndalim dhunën te një person, por ajo përhapet në rrjetin tyre social.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.