Dieta mesdhetare mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit të gjirit me 40%. Dieta mesdhetare, e cila është e pasur me vaj ulliri, peshk, fruta, arra, perime dhe drithëra, ka shumë përfitime, duke përfshirë dhe reduktimin e rrezikut të goditjeve dhe sëmundjeve të zemrës.
Studimi i publikuar në International Journal of Cancer sugjeron se një dietë e tillë mund të reduktojë ndjeshëm shanset e femrave për të marrë receptorët negativë të estrogjenit (ER-negative), një formë e sëmundjes që nuk mund të trajtohet me terapi të hormoneve.
“Ne kemi gjetur një lidhje të fortë midis dietës mesdhetare dhe reduktimit të receptorëve negativë të estrogjenit. Ky lloj i kancerit zakonisht ka një prognozë më të keqe se llojet e tjera të kancerit të gjirit,” thonë studiuesit.
Mjekët analizuan 62,573 femra të moshës 55 deri 69 vjeç.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.