Është dieta e mrekullisë që ndihmon njerëzit të kalojnë ditëlindjen e 100-të, duke ulur rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Por dieta mesdhetare e perimeve, peshkut dhe vajit të ullirit funksionon me të vërtetë vetëm nëse jeni i pasur dhe i arsimuar mirë.
Kjo është gjetja e një studimi italian ku morën pjesë 19,000 njerëz, të cilët ndoqën dietë mesdhetare dhe u monitoruan për rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, duke përfshirë sulmet në zemër dhe goditjet.
Dieta ndihmoi vetëm ata që konsumuan ushqime organike, konsumuan lloje të ndryshme të perimeve dhe i gatuan në mënyrë të shëndetshme, duke shmangur pjekjen dhe tiganizimin.
Njerëzit të cilët nuk shkuan në universitet, dhe fituan më pak se rreth 35,700 funte në vit, nuk shihnin zvogëlim të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Autori kryesor Dr. Marialaura Bonaccio, nga Universiteti i Insubria në Itali, tha: “Përfitimet kardiovaskulare të lidhura me dietën mesdhetare janë të njohura mirë. Megjithatë, për herë të parë studimi ynë ka zbuluar se pozita socio-ekonomike është në gjendje të rregullojë përparësitë shëndetësore të lidhura me dietën mesdhetare. Me fjalë të tjera, një person me status të ulët socio-ekonomik që lufton për të ndjekur një model të Mesdheut, nuk ka të ngjarë të përfitojë të njëjtat përparësi të një personi me të ardhura më të larta, pavarësisht faktit që të dyja ndjekin të njëjtën dietë të shëndetshme”.
Njerëzit me të ardhura të larta që ndjekin një dietë mesdhetare mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 61 për qind, thanë hulumtuesit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.