Fëmijët të cilët besojnë se inteligjenca mund të rritet, duke iu kushtuar vëmendje gabimeve, janë më efektivë se fëmijët të cilët mendojnë se inteligjenca është fikse. Një studim i Universitetit Michigan këshillon mësuesit dhe prindërit të ndihmojnë fëmijët t’ju kushtoj vëmendje gabimeve, në mënyrë që ata të mund të mësojnë prej tyre, që të mos zbrapsen apo të thonë fjalë të përgjithshme për to.
“Implikimi kryesor këtu është se ne duhet t’ju kushtojmë vëmendje të gabimeve tona dhe t’i përdorim si mundësi për të mësuar,” tha Hans Schröder, autori kryesor i studimit.
Pjesë e eksperimetit ishin 123 fëmijë. Fëmijët me botëkuptimin më të madh kishin dukshëm më shumë gjasa që të reagonin ndaj gabimeve. Ata përmirësun performancën e tyre në detyra pasi bënë një gabim.
Studiuesit u rekomandojnë prindërve dhe mësuesve që t’ju thonë fëmijve se, “Gabimet ndodhin, po të përpiqemi t’i kushtojmë vëmendje asaj që shkoi keq dhe ta kuptojmë atë.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.